Hoxhë Drilon Gashi: Kurani nuk i dënon homoseksualët

Teologu Drilon Gashi, ka thënë se nuk ka ligj në Kuran që i dënon homoseksualët. Deklarata e tij vjen pasi Kuvendi nuk arriti ta miratojë Projekt Kodin Civil. 

Deputetët që votuan kundër u arsyetuan se martesa brenda të njëjtit seks është e dënueshme. Por sipas Gashit nuk ka dënim sheriatik ndaj atyre që e kryejnë një gjë të tillë.

“Që është parim fetar, është hera e parë sonte që e dëgjova. A ka mendime tjera brenda librave të sheriatit që e konsiderojnë homoseksualitetin zina, ose ata janë të mallkuar prej Zotit, unë nuk e di që është parim fetar kjo. Nuk ka dënim sheriatik ndaj atyre që e kryejnë një gjë të tillë. Në Kuran nuk ekziston një ligj që i dënon këta persona. Kjo ka qenë një divergjencë që e kanë dhënë dijetarët islam gjatë historisë për shkak me ruajt familjen dhe e kanë konsideruiar si tradhti bashkëshortore”, ka thënë Gashi në Kanal10.