Një operim i rrallë është kryer para dy ditësh në Klinikën e Kirurgjisë së QKUK-së. Mjekët e kësaj Klinike më datë 14 mars e kanë kryer njërin nga operacionet me të vështira që njeh historia e Kirurgjisë.
Kështu të paktën po deklaron doktor Leonard Bytyqi, kadiokirurg në QKUK.
“Operim i madh dhe i rëndë. Njëri nga më të vështirët që njeh historia e Kirurgjisë. Falënderoj zotin, më të madhin e gjithësisë. Diagnoza: Ascendens Aortic aneurism (6.9cm) Coronary Artery Disease, Severe Aortic Valve Regurgitation, Chronic Pulmonary Disease. Operacioni: 1. Modified Bentall Procedure (Zëvendesim i aortës ascendente me graft Dacron, zëvendësim i valvulës aortale, obilizim i butonave koronar dhe implantimi i tyre në graft), 2. CABG x1 (Ao-VSm-Om1). Tri intervenime operatore në një pacient”, tregon për diagnozën e pacientit dr. Bytyqi.LEXO
Sipas tij pacienti kishte shkuar në gjendje të rëndë…”me dhimbje gjoksi, në prag të disekacionit, me FE 35%: Aortë gjigande, valvulë aortale të dëmtuar dhe koronare të mbyllur. Operohet me sukses të madh nga unë si Kardiokirurg primar dhe ekipa ime e jashtëzakonshme. Ky operim është i 4-ti total në klinikën tonë”, rrëfehet tutje doktor Leonardi.