ZBULOHET VENDIMI I UEFA-S PËR DËNIMIN E AGIM ADEMIT (FOTO)

Tani më është bërë publik një vendim i UEFA-s për ta dënuar Agim Ademin, kryetarin aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ademi i cili ishte mysafir në RTK të dielën mbrëma dhe tha se nuk ka pasur ndonjë letër të kësaj natyre nga UEFA. Madje tha që nëse letra ekziston, atëherë ajo të bëhet publike. Por pas deklaratës së tij, grupi opozitar ka bërë publike letrën. Është Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s që ka vendosur ta dënoi Agim Ademin.

Atij i ishte ndaluar marrja me futboll deri më 31 dhjetor të vitit 2022 për shkak të dënimit me burg që i ishte shqiptuar në Kosovë. Vendimi është i Thomas Partl, ndërsa mban datën 20 gusht 2020. Ndërkohë Ademi shmangu vuajtjen e dënimit, ndërsa rasti i tij u kthye në rigjykim. Dhe nuk ka pasur ndonjë masë konkrete nga UEFA ndaj tij.