Kjo është drejtoresha e arsimit në Malishevë që ua hoqi meditjet drejtorëve dhe mësimdhënësve në Malishevë

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, ka bërë të ditur, se në kuadër të zhvillimit të detyrave dhe aktiviteteve si drejtori, ka identifikuar mungesa në orarin e punës nga ana e 6 drejtorëve të shkollave dhe 46 mësimdhënësve dhe ndaj të njëjtëve është marrë masa e heqjes së meditjeve.

“Kërkoj angazhim maksimal nga gjithë drejtorët dhe mësimdhënësit, pa përjashtim, dhe kërkoj nga të gjithë, që të respektojnë orarin e punës. Po ashtu ju bëj me dije se nuk do të tolerohen mungesat në punë”, ka deklaruar drejtoresha Krasniqi.-

Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se “monitorimi dhe vizitat në shkolla do jenë sistematike dhe të paparalajmëruara, me qëllimin e vetëm që të rritet niveli i përgjegjësisë dhe i cilësisë në shkolla”.