Një grua rrah burrin e saj në Suharekë

policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës familjare në Suharekë.
Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, e dyshuara me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.