Sllapuzhani përkujton ditën e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve Xhavit Sylaj, Hafir Elshani dhe Vehbi Jahaj

Sllapuzhani përkujton ditën e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve Xhavit Sylaj, Hafir Elshani dhe Vehbi Jahaj

Në fshatin Sllapuzhan, pranë laipdarit të dëshmorëve Xhavit Sylaj, Hafir Elshani dhe Vehbi Jahaj dhe martirëve të këtij fshati, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora lulesh e po ashtu fjalë rasti kanë mbajtur Afrim Sylaj, komandant i policisë nga ky fshat, nënkryetarja e Komunës së Suharekës znj.Mihrije Suka dhe nga shoqatat e dalura nga lufta ka folur kryetari i shoqatës së veteranëve z.Destan Zekolli, të cilët folën për veprën heroike të dëshmorëve.

Pastaj agjenda ka vazhduar te varri i dëshmorit Vehbi Jahaj në Sllapuzhan e duke vazhduar te Parku i Dëshmorëve në Suharekë e për të vazhduar në ora 14:00, në Gallushë te vendi i rënies së heroit të Kosovës Xhavit Sylaj.