Turniri memorial “Murat Suka dhe Herolinda Berisha”

Turniri memorial “Murat Suka dhe Herolinda Berisha”

Në palestrën sportive të qytetit të Suharekës, “13 Qershori”, sot u mbajt turniri memorial “Murat Suka dhe Herolinda Berisha”.
Ky turnir në këtë 23 vjetor u mbajt për t’i nderuar ish-volejbollistët Suka dhe Berisha, të cilët u vranë nga forcat paramilitare serbe gjatë luftës në Kosovë.

Murat Suka, ishte volejbollist i KV Theranda, pastaj kryetar i KV Theranda, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për sportin në Suharekë.

E ndërsa volejbollistja Herolinda Berisha, ishte lojtare e jashtëzakonshme duke e ndihmuar klubin për të qëndruar në krye të listës në renditjen tabelare.

Turniri i sotshëm u zhvillua në mes të “KV Theranda” dhe “KV Feronikeli”, në prani të kryetarit të Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, nënkryetares znj.Mihrije Suka, drejtoreshës së Kulturës znjsh.Lorika Gashi, familjarëve dhe të pranishmëve të tjerë.