Asambleisti i LDK-së Flamur Bytyçi, përmes një postimi në facebook ka treguar se çfarë ka diskutuar sot në asamblenë komunale.
Postimi i plotë:
Diskutimet e mia në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës së Suharekës.
Fshati Semetisht
- Sanimi dhe mirmbajtja e rrugëve, është bërë një muaj para Zgjedhjeve të fundit lokale dhe tani pas 6 muajve ato rrugë janë pothuajse të njëjtat – “kjo dëshmon se punimet dhe mbikëqyrja ishte e dobët për investimet komunale”.
- Zgjerimi i rrugës kryesore-sa herë që keni kërkuar votë në fshatrat Semetisht, Nishor, Kastërrc e Breshanc, jeni zotuar në zgjerimin e rrugës kryesore që lidhë fshatin Semetisht me Peçan i Vogël.
Asnjëherë nuk keni ndarë mjete për këtë rrugë dhe kjo ka mbetur veç pjesë e fushatës, ndërsa banorët ballafaqohen çdo ditë me rreziqe.
- Ambulanca -është premtuar se do të ketë një mjek 2 herë në javë si dhe një motër medicinale do të punojë çdo ditë pune me orar të plotë. Aty nuk punon as mjeku dhe as motra medicinale për më shumë se një vit. Realizoni premtimet!
Në fshatin Gelancë, në rrugen Çadraku, qe 4 vite, ujërat e zeza janë mbi sipërfaqe të rrugës si pasojë e mos funksionalizimit të kanalizimit nga lagjja “Nuh Qerimi”.
A keni planifikuar që në këtë vit të zgjidhet ky problem apo edhe më tutje banorët atje duhet të përballen me të njëjtin problem.
Problemi është se banorët e lagjes Çadraku kanalizmin e kanë ndërtuar me investime dhe me mjete vetanake, por që lagjja “Nuh Qerimi”, por edhe komuna po tentojnë të lidhen në atë kanalizim.
Por, për këtë, banorët e lagjes Çadraku janë kundër për shkak se kanalizmi nuk I përballon edhe lidhjet e reja.
Kjo padrejtësi duhet të marrë udhë në të mirë të gjithë qytetarëve pa dëmtuar qytetarët që me investime të veta kanë zgjidhur problem.
Kam thënë dhe e kemi dëshmuar me votë se jemi PRO shujtave të punonjësve administrativ të komunës.
Edhe sot, ashtu si edhe nesër e përgjithmonë, do të jemi PRO.
Mirëpo, në pyetjen time, në Mbledhjen e kaluar se a janë konsultuar institucionet përgjegjëse, Kryetari i komunës tha se “po”.
Deri sa sot po flasim, vendimi nga Ministria e Financave, jep konstatim se veprimi për pagesën e këtyre shujtave është i paligjshëm.
Kjo është një padrejtësi që u bëhet punonjësve administrativë pikërisht nga Kryetari i komunës, i cili duke dashur të bëj fushatë populliste, sot, këta punonjës i zhgënjen në masë të madhe.
Kjo politikë e pandershme duhet të marrë fund!