Deri më tani katër persona janë arrestuar lidhur me inicdentin gjatë ndeshjes Gjilani – Ballkani.
Ata dyshohet se e kanë sulmuar portierin e Ballkanit – Stivi Frashëri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani.
“Policia e Kosovës pas punës hetimore ka arritur të arrestojë edhe tre persona që dyshohet se janë të përfshirë në incidentin gjatë lojës në qytetin e Gjilanit. Pra, deri më tani i kemi katër të dyshuar lidhur me rastin”.
Nga katër personat e arrestuar, Insajderi ka arritur të zbuloj edhe emrat e dy prej të arrestuarve.
Blendi Korça dhe Fadil Robelli, flitet se janë dy nga të arrestuarit e sotëm nga Policia e Kosovës.
Insajderi poashtu mëson se, Fadil Robelli është vëllai i drejtori të klubit Sc Gjilani – Sevdail Robelli.
Në javën e 27-të të Superligës, në ndeshjen Gjilani – Ballkani, thuajse në fund të takimit pas barazimit të rezultatit 1:1, nga portieri i ekipit të Gjilanit, tifozët vendas hynë në fushë duke e sulmuar portierin e ekipit nga Suhareka.
Ndeshja më pas u pezullua ndërkaq portieri Stivi Frashëri, u dërgua në spital për trajtim, ku edhe pas disa orëve u lirua dhe tash mësohet se gjendja e tij është e mirë dhe stabile./ Burimi: Insajderi.org