“Fluturon” sërish çmimi i vajit, shkon në 2 euro e 99 centë

Çmimi i vajit në marketet e Kosovës siç duket është ngritur sërish. Gazetari Imer Mushkolaj ka shpërndarë një fotografi nga një market, ku shihet se çmimi për këtë produkt ka shkuar në 2 e 99 centë.

Ndryshe, në fillim të muajit mars në marketet e vendit e shitën litrin e vajit me çmim rekord prej 3 euro e 49 centë. 

May be an image of bottle

Ngritja e çmimit të vajit dhe produkteve tjera ka ngjallur reagime të shumta nga qytetarët, çka bëri që të aktivizohej edhe Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë, për shqiptimin e gjobave për mashtrimet me çmime.