Super lajm: Ballkani merr 3 pikë në tavolin nga Komisioni i Garave

Komisioni i Garave për Superligë dhe Ligën e Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati anëtarë, në mbledhjen e vet të mbajtur më datë 06.04.2022, duke vendosur lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të javës së 27-të dhe ndeshjes së ndërprerë në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, sipas detyrës zyrtare dhe konform nenit 71 të Rregullores së Garave, me datën 06.04.2022, mori këtë:

V E N D I M

Ndeshja e javës së 27-të e zhvilluar në Gjilan me datën 03.04.2022, në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën 90+4, te rezultati 1 : 1, regjistrohet me rezultatin zyzrtar 3 : 0 në favor të  FC Ballkani nga Suhareka.

A R S Y E T I M

Komisioni i Garave, në seancën e vet të mbajtur me datën 06.04.2022, regjistroi ndeshjet e javës së 27-të me rezultatet e arritura në fushë, përveq ndeshjes së zhvilluar në Gjilan në mes të SC-Gjilani – FC Ballkani, e ndërprerë në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1, për shkak të sulmit fizik ndaj lojtarit (portierit) të FC Ballkani.

Gjatë administrimit të gjitha shkresave në lëndë dhe xhirimeve televizive, Komisioni i Garave konstatoj se sipas nenit 71, paragrafi 1 të Rregullores së Garave, janë përmbushur të gjitha kushtet për administrim dhe vendimmarrje sipas detyrës zyrtare. Në bazë të nenit 23 dhe 24 të Propozicioneve të Garave, organizimin e ndeshjes e bën klubi nikoqir përmes zyrtarëve të vet, përfaqësuesit zyrtar dhe përfaqësuesit për siguri dhe të njëjtit si përfaqësues të SC Gjilani kanë dështuar në organizimin e kësaj ndeshje dhe si pasojë e kësaj kishte hyrje të shikuesve në fushë, dy nga të cilët sulmuan fizikisht-shqelmuan lojtarin (portierin) e FC Ballkani me nr.77 Stivi Frashëri, me ç`rast vije deri te ndërprerja e ndeshjes në minutën e 90+4, te rezultati 1 : 1.
Bazuar në nenin 59, paragrafi 1 i propozicioneve të garave: Nëse ndeshja ndërpritet për shkak të sulmit fizik ndaj gjyqtarëve apo lojtarëve, e njëjta do të regjistriohet me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të ekipit të dëmtuar, pranadaj duke u bazuar në këtë nen ekipi i dëmtuar në këtë ndeshje është FC Ballkani, kështu që ndeshjen e javës së 27-të në mes të SC Gjilani – FC Ballkani, Komisioni i Garave e regjistron me rezultat zyrtar 3 : 0 në favor të FC Ballkani, kurse ndaj ekipit dhe shkaktarit të incidentit do të inicohet procedura disiplinore.

Nga theksimet e sipër shenuara u vendos si në dispozitiv të këti vendimi.

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur e ka të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në afat prej 3 (tri) ditësh te Komisioni i Apelit të FFK-së.

Me respekt, Federata e Futbollit e Kosovës

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja, Kryetar

radiovala.net