KEDS njofton për punime, të martën disa fshatra të Suharekës do të mbesin 4 orë pa rrymë.
KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së martë, më 12 prill në disa fshatra të Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të KEDS, të martën do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 11:00 deri në ora 15:00.
Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë së sistemit, mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.
Nga TS 110/10kV Therandë do të ndërprehet: LP 10kV Gelanca (kodi: 32000021) prej orës 11:00 deri në ora 15:00.
Vendet: fshati Gelancë, bizneset si dhe shtëpitë përgjatë rrugës Topliqan – Gelancë, një pjesë e fshatit përgjatë rrugës Topliqan- Leshan.
Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, mirëmbajtje preventive, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.