Vazhdon xhiro e 28-të në Superligën e Kosovës, Prishtina është nikoqir i Malishevës, Drita udhëton te Feronikeli dhe Ulpiana pret Llapin.
Sot do të zhvillohen ndeshjet e mbetura në kuadër të xhiros së 28 në Superligën e Kosovës.
Prishtina do të mirëpres Malishevën. Kryeqytetasit do të kërkojnë fitoren ndaj ekipit të Malishevës.
Ndeshjet e fundit Prishtina duket se është këndellur dhe do kërkon të marrë pikët e plota për të siguruar vendin edhe për sezonin tjetër në Superligë.
Edhe Malisheva ka paraqitje të mira këtë sezon, andaj do të jetë një ndeshje interesante.
Drita do të luajë ndaj vendit të fundit në tabelë, Feronikelit.
Pritet të jetë një ndeshje e lehtë për ekipin e Gjilanit, pasi Feronikeli nuk ka pasur formë të mirë këtë sezon.
Përballja tjetër do të jetë në mes Ulpianës dhe Llapit.
Llapi do të kërkon pikët e plota, pasi kanë kundërshtar Ulpianën.
Ekip ky që gjendet në vendin e parafundit në tabelë.
Edhe skuadrës nga Prishtina do t`i duheshin pikët, por llapjanët këtë sezon kanë paraqitje mjaft të mirë në Superligë.
Prishtina – Malisheva luhet me fillim nga ora 13:30, Feronikeli – Drita dhe Ulpiana – Llapi fillojnë në orën 14:00.