Kreu i FFK-së, Agim Ademi përgëzohet nga krerët e futbollit evropian e botëror

Shkruan Alban Lumi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka marrë mbështetjen e urimet nga drejtuesit më të fuqishëm të futbollit të evropian e botërorë.

I pari që uroi kryetarin e rizgjedhur të FFK-së, ishte i pari i shtëpisë më të madhe të futbollit evropian, UEFA-së, Aleksander Ceferin. I cili ndër të tjera tha se iu gëzua fitores së Ademit dhe pret të vazhdoi bashkëpunimi i njëjtë edhe në katër vitet e ardhshme në mes FFK-së dhe UEFA-së. Mbetjës së Ademit në mandatin e ri iu gëzua edhe vet i pari i FIFA-s, Gianni Infantino. Së fundi kreun e futbollit tonë e uroi edhe kryetari i Federatës së Danimarkës, Kryetari i Federatës së Futbollit të Danimarkës, Jesper Møller e ai i Turqisë, Servet Yardımcı, deri më parë atë e përgëzoi edhe Kryetarja e Federatës së Anglisë, Debbie Heëitt. Derisa Kryetari i Federatës së Shqipërisë, Armando Duka edhe si anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, ishte prezent në Kuvendin Zgjedhor në Prishtinë, duke i dhënë notën maksimale organizimit dhe mbarëvajtjes së tij.

Mesazhe këto që bëjnë të qartë që futbolli i Kosovës do të vazhdoi rrugën e mirë të bashkëpunimit me federatat më të mëdha evropiane por edhe me mbështetjen e plotë të shtëpive të mëdha si UEFA e FIFA.

Vendimet e gjykatave në favor të FFK-së, dhe vetë urimet e drejtuesve eminent të futbollit botërorë, sikur i japin besimin e plotë kreut të FFK-së, për të vazhduar punën e nisur katër vite më parë, dhe hedhin poshtë të gjithë atë pluhur të ngritur pa-nevojë gjatë muajve të fundit nga eksponentë të caktuar, të cilët nuk zgjidhnin mjete për të marrë drejtimin e FFK-së. Votimi me mbi dy të tretat për kryetarin Ademi, dëshmoi më së miri se komuniteti i futbollit e ka të qartë rrugën e tij, të vazhdojë suksesshëm në vitet e ardhshme.