Ministrja Rozeta Hajdari ka shkelur dje një fëmijë 9 vjeçar në lagjen Arbëria të Prishtinës por arsyetimi që ka dhënë është edhe më tronditës se sa akti që ka kryer.
Ajo ka deklaruar që “fëmija është përplasur për veturën e saj” gjatë vrapimit, duke mos pranuar fajin për këtë rast.
Policia e Kosovës në raportin e saj, ka treguar që në fakt kemi të bëjmë me “mospërshtatje të shpejtësisë” që tregon se ministrja në fjalë ka vozitur më shpejt se sa që ishte e lejuar në atë zonë banimi
Analisti dhe politologu Avdi Smajlaj ka ironizuar me arsyetimin e ministres Haxhiu duke kërkuar “arrestimin dhe dërgimin në mbajtje” të fëmijës 9 vjeçar.
“Siç duket fëmija nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së këmbëve ndaj kushteve të rrugës,” – ka shkruar ai.
Kujtojmë që arsyetimi i ministres Hajdari është ironizuar madje edhe nga ish zëvendësi i saj, Edison Jakurti.
S T A T U S I