Organizonte lojëra fati dhe bixhoz në lokalin e tij, arrestohet një 27-vjeçar në Suharekë

Një përson është arrestuar dje rreth orës 15:50 në rrugën “Avdyl Rama” në Suharekë, pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë), në lokalin e tij ka organizuar lojëra të fatit dhe të bixhozit.

Sipas burimeve janë zhvilluar hetime dhe janë mbledhur informata dhe sot është zhvilluar një kontroll ku si prova materiale janë sekuestruar një telefon iPhone 6 dhe një DIVIAR, të cilët dyshohet që janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Suharekë.