Ardian Shala përkujton dëshmorët e fshatit Mushtisht

Sot e përgjithmonë përkujtojmë dëshmorët dhe martirët e Mushtishtit.

Dita e dëshmorëve, është njëra nga datat e ndritshme dhe më të rëndësishme të kujtesës sonë.

Sot, kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e kombit para të cilëve përkulemi me respektin më të madh, sepse ishin ata që mundësuan realizimin e idealeve të gjeneratave të tëra para nesh dhe të të gjithë neve.

Përkujtimi i tyre, i gjakut të derdhur dhe i sakrificës përbën udhërrëfyesin e një Kosove të pavarur. Duke i përkujtuar të rënët e lirisë ne kthehemi tek rruga të cilën e ka përshkuar Kombi, rrugë kjo e gjatë, e mundimshme por e lavdishme.

Unë dhe të gjithë ne, përkulemi ndaj sakrificës të të gjithë të rënëve për Atdhe.

Lavdi Dëshmorëve dhe martirëve të Mushtishtit, lavdi të gjithë të rënëve të Kombit, i kujtojmë dhe i nderojmë deri në pafundësi!/Ka shkruar Dr.Ardian Shala në profilin e tij në facebook