Lista e top golashënuesve në Superligë pas xhiros së 30-të

Sulmuesit Kreshnik Uka dhe Gerhard Progni janë në krye të listës së golashënuesve në elitën e futbollit kosovar kur kanë kaluar 30-të xhiro.

Futbollisti i Drenicës dhe ai i Gjilanit kanë nga 18 gola gjithsej, me Ukën që dallohet për shkak se ka më pak gola nga penalltia sesa Progni, raporton Demokracia.com.

I treti në këtë listë me katër gola më pak është sulmuesi maqedonas i Dritës, Marko Simonovski.

Top 5-shen e mbyllin Ermal Krasniqi i Ballkanit e Besnik Krasniqi i Prishtinës me nga 10 gola të regjistruar.

LISTA E GOLASHËNUESVE – TOP 10

Kreshnik Uka (Drenica) –      18 gola – 5 nga penalltia

Gerhard Progni (Gjilani) –      18 gola – 8 nga penalltia

Marko Simonovski (Drita) –   14 gola – 0 nga penalltia

Ermal Krasniqi (Ballkani) –    10 gola – 2 nga penalltia

Besnik Krasniqi (Prishtina) – 10 gola – 8 nga penalltia

Valmir Veliu (Llapi) –              8 gola – 0 nga penalltia

Hamdi Namani (Drita) –        7 gola – 0 nga penalltia

Ardit Tahiri (Drita) –              6 gola – 0 nga penalltia

Ahmed Januzi (Dukagjini) –  6 gola – 1 nga penalltia

Shend Kelmendi (Gjilani) – 6 gola – 0 nga penalltia.