Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, njofton se Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Ai beson se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe do të mbështesin këtë Projektligj, teksa ka ftuar të gjithë që të mbështesin tërheqjen e parave nga Trusti.

“Projektligji që mundëson tërheqjen e deri 30% të mjeteve nga Trusti u është shpërndarë sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Besoj se deputetët do të dëgjojnë zërin e qytetarëve dhe me integritet do të mbështesin këtë Projektligj që është kërkesë e qytetarëve”, tha Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje është kundër tërheqjes së Trustit. Sipas Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, tërheqja e Trustit nuk është zgjidhje.

Në rast se ky projektligj, i propozuar nga PDK-ja, kalon qytetarëve do t’iu mundësohet tërheqja deri në 30 për qind e mjeteve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Ideja edhe për një tërheqje të mjeteve nga Trusti solli përplasje ndërmjet deputetëve të pozitës dhe opozitës gjatë muajit të fundit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT