Lajm i keq për qytetarët e Kosovës. Nga sot pritet të ketë rritje të çmimit të derivateve.
Ka pësuar rritje çmimi i furnizimit e kështu pritet edhe rritje për konsumatorët, raporton Indeksonline.
Sipas të njëjtave burimeve, çmimi pritet të shkojë nga 5 deri në 7 cent më shumë për litër.
Pra, çmimi do të arrijë nga 1.65 deri 1.68 cent për litër.
Kohëve të fundit ka pasur luhatje të çmimeve të derivateve. Se sa do të zgjas kjo ngritje, ende nuk dihet.