KEDS njofton për punime, të shtunën disa fshatra të Suharekës përballen me reduktime të rrymës!
KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, më 30 prill në disa fshatra të Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të KEDS, më 30 prill do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 08:30 – 09:00, 16:30 – 17:00 dhe nga ora 08:30 – 17:00.
Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të krijimit të kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm dhe vendosjes së konsollave e shtrirja e përçuesit në shtyllat e reja në kuadër të projektit Kosterrc dhe Nishori I.
- Nga TS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet: LP 10kV Peqani (kodi: 32000007) në dy termine nga ora 08:30- 09:00 dhe nga ora 16:30 – 17:00.
Vendet: Fshatrat: Bllacë, Breshani, Duhël, Kastërc, Nishor, Peqan, Semetisht dhe Sllapuzhan.
Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, largimi i urave të tensionit të mesëm.
- Nga TS 110/10 kV Therandë do të ndërprehet: NS 10/0.4kV mbesin pa tension si më poshtë nga ora 08:30- 17:00.
NS 10/0.4kV Semtetishti III mulliri (kodi: 32000007022), Semetishti I (kodi: 32000007023), Pompa e ujit Semetisht (kodi: 32000007024), Semetishti V (te shkolla) (kodi: 32000007025), Breshanc (kodi: 32000007026), Kosterc (kodi: 32000007027), Nishori I (kodi: 32000007028), Nishori II (kodi: 32000007029), Nishori 3 (kodi: 32000007030) dhe Famis-anvisni-Semetisht (kodi: 32000007038).
Vendet: Fshatrat: Breshani, Kastërc, Nishor, Semetisht.
Arsyeja: Vendosja e konsollave dhe shtrirja e përçuesit në shtyllat e reja në kuadër të projektit Kosterrc dhe Nishori I.