Gjuajtje me armë zjarri në aksin rrugor Klinë-Gjakovë, ka të vdekur dhe të plagosur


Në orët e mbrëmjes së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.

Siç ka mësuar Paparaci nga këto të shtëna një person ka mbetur i vdekur, një tjetër është plagosur. Këta të fundit janë vëllezër mes vete.

Ndërkohë, që burime të mirinformuara të Paparacit kanë bërë të ditur se policia tashmë ka arrestuar tre persona.