KUJDES‼️ Ka ikur nga Enti Special në Shtime një pacient me rrezikshmëri të lartë


Një pacient i Qendrës Integruese Rehabilituese në Shtime ka ikur dje nga ky Ent, në orët e mëngjesit, shkruan Gazeta Sinjali. 

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, rasti është denoncuar në Polici nga një infermier i kësaj qendre, i cili ka thënë se 47-vjeçari ka dalë dhe nuk është kthyer më.

Sipas burimeve të Sinjalit, pacienti që ka ikur është me rrezikshmëri të lartë dhe kjo nuk është hera e parë që i njëjti është larguar nga qendra ku rehabilitohet.