Presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, e ka ftuar ish-trajnerin e kësaj skuadre dhe trajnerin e shkarkuar tashmë nga Gjilani, Ismet Munishi, në festën e ‘kampionit’, shkruan Gazeta Metro.
Gazetari Arlind Sadiku, ka publikuar një video të trajnerit Ismet Munishi, ku thoshte se Ballkani do të shpallet kampion. Ai e ka ngacmuar Munishin duke thënë se po të dalin fjalët.
Reagimi i Munishit ka qenë interesant, duke thënë se fjalët e tij janë të vërteta dhe të përjetshme.
“Ma interesant jon fjalt e mia se titulli i dikujt. Fjalt e mija jon te verteta dhe te perjetshme . Titulli e ndron qdo vjet pronarin”, ka shkruar Munishi.
Mirëpo në këtë postim ka marrë pjesë edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, duke e ftuar Munishin që të vije në ftesën e ‘kampionit’.
“Trainer je i ftuar ne festen e championit me daten 22”, ka komentuar Kabashi.
Aktualisht Ballkani ndodhet në pozitën e parë me 69 pikë, derisa ndiqet nga Drita dhe Gjilani me nga 55 pikë.
Nëse Ballkani fiton në ndeshjen e radhës ndaj Llapit, atëherë edhe matematikisht shpallet kampion. /gazetametro.net