Humb jetën 26 vjeçari nga Greikoci, policia e cilëson si vdekje të dyshimtë
Një 26 vjeçar nga fshati Greikoc i Suharekës ka humbur jetën sot.

Sipas burimeve 26 vjeçari F.H. është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal të Prizrenit mirëpo nga plagët e marra ka ndërrur jetë.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se pas plagëve të marrura 26 vjeçari ka ndërruar jetë.

Reklame

Gjithashtu ai ka thënë se afër shtëpisë së viktimës është gjetur një armë e tipit Ak47 .

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë relevante të Policisë së Kosovës dhe po merren me rastin, ku deri më tani rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

TE FUNDIT