QKMF “Rexhep Kuçi” ka kremtuar ditën e saj
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, në Suharekë ka kremtuar sot ditën e saj, ku stafi menagjues i saj ka organizuar manifestim për nderë të humanistit nga Suhareka, emrin e të cilit e mbartë kjo qendër mjekësore, Rexhep Kuçi.
Në këtë ceremoni, kanë qenë të ftuar edhe përfaqësuesit nga Komuna e Suharekës, nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, kryesuesi i Asamblesë Bexhet Kuçi dhe drejtorë të drejtorive komunale.
Sale Bytyqi, drejtoreshë e QKMF-së dhe Besa Kuqi, drejtoreshë e drejtorisë së Shëndetësisë, gjatë fjalimeve të tyre kanë thënë se QKMF dhe stafi mjekësorë në Suharekë janë për çdo lavdatë sepse e kanë dëshmuar veten në kohërat më të vështira, siç ka qenë periudha e pandemisë me virusin COVID-19 etj.
E po ashtu e kanë lartësuar edhe veprën humane të Rexhep Kuçit, tani më i ndjerë.
Nënkryetarja e Komunës znj.Mihrije Suka, në fjalimin e saj po ashtu i ka uruar stafin mjekësorë për punën e shenjtë që po bëjnë e po ashtu ka folur edhe për humanistin Rexhep Kuçi, që tani QKMF e mbartë me krenari këtë emër.
Në fund të ceremonisë u ndanë mirënjohje për disa mjekë.