Mëngjesin e sotëm, një grua në fshatin Gllavicë të Shtimes ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ajo kishte rënë në një bunar, por që është shpëtuar nga fqinjtë të cilët e kanë nxjerrë që aty.
Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes e më pas është njoftuar dhe ekipi mjekësor i emergjencës së Qendrës së Mjekësisë Familjare në Shtime.
Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Tentim vetëvrasje’.