TREPÇA-YLLI; Sprej ndaj tifozëve në Mitrovicë (VIDEO)



Shitja e biletave për ndeshjen e basketbollit Ylli-Trepça ka shkaktuar telashe tek palestra ‘Minatori’ në Mitrovicë.

Për shkak të tollovisë si pasojë e kërkesës së madhe për bileta, ka ndërhyrë policiap

Qytetarë të pranishëm aty kanë thënë se policia ka hedhur sprej në drejtim të tyre, duke mos i kursyer as gratë e fëmijët.

“Sprej ndaj grave fëmijëve e te moshuarve vetëm pse organizimi i dobët edhe pse kërkojnë bileta ! Marre”, ka shkruar një qytetar.

Se është hedhur sprej në drejtim të masës është mohuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Për shkak të prishjes së rendit janë shoqëruar disa, gjatë arrestimit të tyre ndoshta u përdor nuk e di atë, po sidoqoftë ata janë intervistu kurgjo ma tepër”

“Nuk muj me komentu atë, është arrest një person për prishje të rendit dhe i ka intervistu disa të tjerë. Nuk ka pas sprej në masë se ajo s’ka qenë protest. Spreji në masë përdoret në protesta”, është shprehur Zahiti.

Sinjalizusit ndërkohë kanë deklaruar se gjatë kohës kur po pritnin për bileta janë përballur me sprej lotsjellës nga ana e policisë.