Komuna do të mbështesë Shoqatën “Autizmi”
Shoqata “Autizmi”, ka organizuar aktivitet në Ditën e Fëmijëve, ku gjatë këtij aktiviteti u vizituan edhe nga Nënkryetarja e Komunës Mihrije Suka, Drejtoresha e Shëndetësisë Besa Kuqi, drejtoresha e Kulturës Lorika Gashi dhe drejtoresha e Inspeksionit Albulena Kokollari. Përfaqsueset e Komunës, kanë premtuar se do të mbështesin aktivitetet e “Autizmit” sipas mundësive që ka Komuna dhe kanë uruar fëmijtë që të kenë shëndet të mirë dhe përkrahje nga të gjithë.