Çmimi i derivateve të naftës është rritur sërish sot në disa pompa derivatesh në Kosovë.
Sipas fotografive të dërguara nga një sinjalizues, në njërën nga pompat e derivateve në Kosovë, çmimi i naftës sot ka shënuar 1.89 euro.
Kjo mund mund të thuhet së është rritja më e madhe e çmimit të naftës në vend.
Kjo rritje e papërballueshme e çmimeve nisi pas fillimit të luftës mes Rusisë e Ukrainës, ku derivatet e naftës ishin një nga më të prekurat nga rritja.