I akuzuari për krime lufte, ish-komandanti i UÇK-së, Remzi Shala, i njohur me nofkën “Molla e Kuqe”, gjatë seancë së sotme në Gjykatën Themelore të Prizrenit ka sulmuar me shishe palën e dëmtuar.
Pas këtij veprimi ka filluar përleshje fizike mes të akuzuarit dhe palës së dëmtuar , derisa më pas ka ndërhyrë policia.
Pas kësaj ngjarje të pazakontë seanca është ndërprerë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Molla e Kuqe” akuzohet për krime të luftës dhe për disa kohë kishte qenë në arrati.