Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se edhe e diela o të jetë dite e nxehtë.
Sipas IHMK-së, sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius.
“Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat gjatë ditës vende-vende do të sjellin reshje shiu në formë të stuhive lokale. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP, që nga ora 9-17 mundësisht mos të jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, ose të mbajmë masa mbrojtëse (ombrellë, kapelë, rroba me ngjyrë të hapur ose edhe krema kundër rrezeve të diellit). Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.