Kombëtarja e Kosovës do të rikthehet sonte në “Fadil Vokrri” për t’u ballafaquar me Irlandën e Veriut me fillim nga ora 20:45.
Kjo ndeshje është e treta për “Dardanët” në Grupin 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve ku në dy ndeshjet e para ka regjistruar një humbje (ndaj Greqisë 1-0 ) dhe një fitore ndaj Qipros (2-0), raporton KosovaPress.
Për sfidën e sotme, Kosova do të jetë me mungesa të mëdha. Në dispozicion të trajnerit Alain Giresse nuk do të jenë portieri Arijanet Muriç dhe mbrojtësi Fidan Aliti për shkak të kartonëve të kuq në ndeshjen me Greqinë.
Në dyshim janë edhe Vedat Muriqi i cili dje bëri stërvitje i veçuar nga grupi e po ashtu në dyshim është edhe Edon Zhegrova i cili u largua nga stërvitja e së mërkurës pasi pësoi një lëndim dhe nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për lojë.
Kosova ka tre pikë dhe renditet në vendin e dytë në grup, kurse Irlanda e Veriut është e treta me vetëm një pikë.
Ky takim do të transmetohet FALAS në Klan Kosova dhe në ArtSport 1.