“Dil jashtë se ta qkyj barkun me thikë”/ Suharekasi e kërcënon babain pasi ndërhyri


Në shumicën e rasteve të dhunës në familjet kosovare viktima janë gratë, të cilat përjetojnë dhunë fizike e psikike qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në Suharekë. ka nisur së fundmi hetimet Prokuroria Themelore në Prizren. 

Sinjali mëson se këtë herë në rast është përfshirë një 30-vjeçar dhe njerka e tij, 58-vjeçare, të cilët patën fillimisht një konflikt verbal. 

Si pasojë e mosmarrëveshjes me tyre, ka ndërhyrë edhe babai i të dyshuarit, i cili po ashtu e ka pësuar, pasi i biri iu drejtua me fjalër “O dil jashtë, se ta qkyj barkun me thikë”. 

Përballë kësaj situate tejet shqetësuese, çifti kanë vendosur ta njoftojnë Policinë dhe të kërkojnë ndihmë. 

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në veprim dhe ka arrestuar personin e dyshuar, i cili është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për veprën penale “kanosje” dhe “dhunë në familje”.