Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të hidhet në votim Projektligji për tërheqjen e një pjese të mjeteve të kursimeve pensionale.
Votimi i këtij projektligji, po kërkohet me ngulm nga dy partitë opozitare PDK e AAK, sipas tyre për të ndihmuar qytetarët të kalojnë krizën ekonomike e inflacionin në vend.
Megjithatë kërkesave të shumta, partia në pushtet Vetëvendosje po vazhdon ta kundërshtojë një projektligj të tillë, duke bërë të ditur se vota e tyre për Trustin, është kundër.
Fillimisht nga ora 10:00 Kuvendi do të mbajë një seancë të re plenare, ku do të shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022, e pas kësaj deputetët pritet të vazhdojnë me pikat e mbetura nga seanca e djeshme.