Gjysmëfinale të nxehta na presin sonte në turneun tradicional “Sadik Ramadanaj”

Albert Mazrekaj, Lamour Longue Bar, Profil Metal dhe Dori Pharm do të jenë sonte në aksion, për të siguruar një biletë që i dërgon në finale.

Me fillim nga ora 20:30 na pret ndeshje tejet interesante, Albert Mazrekaj do të takohet me Lamour Longe Bar.

Albert Mazrekaj arriti në gjysmëfinale duke  mposhtur Lamarin Punes Zyba (2:1).

Në anën tjetër, Lamour Longe Bar arriti ta eliminoj Aliaj Term 2, vetëm përmes penalltive (6:5). 

Ndeshja tjetër tejet interesante gjysmëfinale zhvillohet ndërmjet Profil Metal-it dhe Dori Pharm.

Për të kaluar në gjysmëfinale Profil Metalit, ju deshtë që ta mposht ekipin e OVL Sopijë, gjë që e arriti me rezultat (3:1).

Ndërsa Dori Pharm, kaloj në raundin tjeter duke e eliminuar Fc Terrnjen (2:1).