Aksident në Suharekë, viktima pëson lëndime të boshtit kurrizor

Dje në fshatin Budakovë të komunës së Suharekës ka ndodhur një aksident, ku një person ka marrë lëndime të rënda trupore, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, për shkak të pakujdesisë, një shofere ka goditur nga mbrapa një person, duke i shkaktuar lëndime trupore

Si pasojë e lëndimeve në boshtin kurrizor, viktima dërgohet në spitalin rajonal në Prizren për trajtim të menjëhershëm mjekësor.