Një rast jo fort i zakontë i dhunës në familje është denoncuar gjatë ditës së djeshme në Policinë e Kosovës, nga një kosovare e cila jeton në Itali, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se 30-vjeçarja e ka njoftuar Policinë e Kosovës se në kohën sa ka qenë për pushime në Kosovë e ka rrahur i fejuari i saj, në fshatin Dobrosh të Gjakovës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Dhunën që përjetoi ajo vendosi ta raportojë posa u kthye në Itali, me ç’rast u kuptua se deri te konflikti erdhi pasi viktima s’ka arritur ende t’ia rregullojë dokumentet të fejuarit.
Posa Policia ka marrë informacionin, ka ftuar për intervistim të dyshuarin, ndaj të cilit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për dhunë në familje.