Realizatori i golit të vetëm për Ballkanin, Nazmi Gripshi ka folur pas barazimit ndaj skuadrës lituaneze.
Mesfushori Gripshi, i cili realizoi në minutën e 15-të, në ditën e ditëlindjes së tij, tha se e kishte parë hapësirën dhe kishte goditur topin – duke shtuar se goli ishte dhuratë për vetën.
“I kam bërë një dhuratë vetës, e pashë hapësirën mendova që është më mirë të godas dhe e pashë topin në rrjetë. Shpresën e kemi pasë për fitore dhe do ta kemi deri në minutat e fundit në Lituani. Nëse luajmë si sot nuk na mungon asgjë për ta kalu këtë kundërshtar” – tha Gripshi përcjell Insajderi.