Sonte luhet finalja e madhe e turneut tradicional “Sadik Ramadanaj”

Sonte luhet finalja e madhe e turneut tradicional “Sadik Ramadanaj”

Turneu tradicional “Sadik Ramadanaj” 2022, do të mbyllet sonte me finalen e madhe.

Ndeshja finale do të zhvillohet sonte (e enjte) me fillim nga ora 20:00.

Albert Mazrekaj dhe Dori Pharm janë dy skuadrat në garë për trofeun e çmuar.

Për të kaluar në finale Albert Mazrekaj, ju desh që ta mposht ekipin e Lamour Longue BAR, gjë që e arriti me shumë mund (3:2).

Ndërsa ndeshja tjetër ndërmjet Dori Pharm dhe Profil Metal-it, përfundoj me barazim (1:1).

Në ekzekutimin e penalltive, Dori Pharm ishin më të saktë duke fituar me rezultat 3:2.