Nevoja për perime natyrale, e shtyn atë që çdo ditë të zgjohet herët dhe të kujdeset për tokat.

Punimi i tokës ka qenë gjithmonë prioritet në familjen e tij. Këtë rrugëtim e ka vazhduar edhe ai, sepse perimet natyrale sipas tij janë shumë të shëndetshme.

Është ky Xhemë Beqiraj, nga fshati Sopi i Suharekës i cili ka thënë se puna në natyrë i jep vullnet atij.

“Me bujqësi janë marrë babë e babagjysh. Tash edhe ne jemi duke shkuar në këtë drejtim. Kultivojmë perime, grurë e misër. Për momentin kemi 30 hektarë grurë të mjellur por kemi marrë edhe nga shteti tokë me qira. Mbjellim tetë hektarë perime. Pjepër, kumbull, spec, patëllxhan, kastravec nga pesë ari. Të gjitha ngapak”, tregon për RTV Dukagjinin, bujku Xhemë Beqiraj.

Për çdo vit tokat e tij janë të mbushura me perime të ndryshme. Mirëpo përveç tyre ai mbjellë edhe në serra, perime nga më të ndryshmet.

Dhe për çdo vit kujdeset që të mos i mungojë as edhe një prej tyre.

“Këtë vit nuk ka qenë shumë e frytshme por s’kemi çfarë të bëjmë. Po duhet me punue ngapak. Pos shpresojmë vitin e ardhshëm do të jemi në kushte më të mira”, shton Xhemë Beqiraj.

Pasi të kthehet nga punimi dhe kujdesi që ka ndaj perimeve, në shtëpinë e tij ka edhe mbi 70 krerë lopë, për të cilat ka një kujdes të shtuar.

“Pos tokës kam edhe një fermë të vogël me kafshë shtëpiake. Kam 55 viça dhe 15 lopë qumështore. Në mëngjes si zakonisht duhet të zgjohem herët për të ushqyer lopët dhe të dalë në fushë. Në drektë kthemi dhe hamë bukë e poashtu ushqejmë edhe kafshët dhe pastaj kthehemi në fushë…Pos meje edhe familjarët më ndihmojnë në këto punë. Nuk është se kafshët kërkojnë një kujdes shumë të madh, por duan të hanë”, shtoi më tej Xhemë Beqiraj.

Bujku Xhemë Beqiraj, ka thënë se nuk do të ndalet me këto punë dhe do të mundohet që çdo herë të ju siguroj familjes dhe fshatit perime të freskëta natyrale. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT