Një nga trendet më të fundit që duket se është përqafuar nga bashkëshortët e rinj në vende të ndryshme të botës, janë unazat me GPS. Këto unaza, u mundësojnë bashkëshortëve të dinë vendndodhjen e partnerit në çdo çast.

Edhe pse për shumë përdorues unaza martesore me GPS mund të jenë alternativa ideale, për shumë të tjerë mund të jetë një tregues i sjelljes posesive dhe kontrolluese në martesë. Këto unaza inovative thuhet se e kanë origjinën në Brazil, duke u prodhuar nga një kompani e quajtur “Boyfriend Tracker”.

Ato shpesh funksionojnë ose sinkronizohen përmes një çipi të quajtur ‘aleanca’, ku çiftet sinkronizojnë unazat e tyre me njëri-tjetrin përmes një kodi që u lejon atyre të njohin vendndodhjet e tyre.

Gjithashtu, këto unaza kanë sensorë të aftë për të zbuluar kur njerëzit ndalojnë përdorimin e unazës. Në këtë mënyrë, mund të regjistrohet koha, momenti dhe vendi në të cilin aksesori i përmendur ndaloi së përdoruri.

Për sa i përket çmimit të këtyre unazave, ato mund të merren nga 350 dollarë e lart. Po kështu, gurët që janë të ngulitur do t’u japin atyre një vlerë më të madhe ose më të vogël.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT