Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaçi, ka folur në prag të ndeshjes kthyese ndaj Zalgiris, në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Thaçi tha se do ta japin më të mirën ndaj Zalgiris, që ta përfaqësojnë Superligën dhe futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme, njofton Klankosova.tv.
“Pikë së pari e përfaqësojmë Kosovën, jemi kampion, e kemi obligim ta japim më të mirën, ta përfaqësojmë vendin dhe Superligën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe gjithë tifozëve të futbollit të Kosovës ju premtoj se do të japim maksimumin nesër për të kaluar këtë kundërshtar dhe ta shkruajmë historinë në futbollin tonë”, është shprehur Thaçi.
Ndryshe, ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat 1-1.