Kapiteni i Zalgiris për Ballkanin: Të përballesh me ata në fushë është diçka tjetër nga videot e tyre

Kapiteni i Zalgiris, Saulius Mikoliunas, në konferencën për media para ndeshjes kundër Ballkanit ka thënë se suharekasit në sfidën e parë ishin krejt diçka tjetër nga analiza që i kishin bërë atyre përmes videove, transmeton Gazeta Metro.

Me fillim nga ora 18:00 nesër në Lituani do të zhvillohet dueli ndërmjet Zalgiris dhe Ballkanit në kuadër të fazës së parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

38-vjeçari, Saulius Mikoliunas, lidhur me këtë ballafaqim ka deklaruar se pas përballjes së parë në Prishtinë i kanë mësuar pikat e forta dhe të dobëta të Ballkanit.

”Nuk e dinim se çfarë lloj kundërshtari na priste. Një gjë tjetër është të analizosh videot e tyre, tjetër gjë është të përballesh me ta në fushë. Tani kemi më shumë informacion. Ne i dimë pikat e forta dhe të dobëta të tyre, do të mundohemi të jemi një ekip krejtësisht ndryshe në shtëpi,” tha ai.null

Ndeshja e parë e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë kishte përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.