Aksident i rëndë në Zhur të Prizrenit, vdes një e lëndohen dy të tjerë [foto]

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur – Prizren .

Në aksidentin ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë, ka vdekur një person dhe dy të tjerë janë lënduar, raporton Zeri.info.

Policia ka konfirmuar se pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

“Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Zhur në drejtim të Prizrenit. Ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil edhe si pasojë ka vdekur një person, dy janë lënduar, janë dergu në Prizren dhe njëri dyshohet se është dërguar në drejtim të Prishtinës. Pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur”, ka konfirmuar Policia e rajonit të Prizrenit.

Mediat lokale kanë publikuar pamje nga ky aksident. /Zëri

Image