Si pasojë e një lëndimi aksidental, një person në fshatin Javorë të Suharekës dje në mëngjes është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin rajonal të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se viktimës i ka rënë një lis në kokë, derisa po prente dru në pyll, duke pësuar kështu lëndime të rënda.
Ai fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në QKMF-në e Suharekës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transferuar në spitalin rajonal.
Pasi policia ka marrë informacionet nga spitali iu është përgjigjur rastit duke dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti “lëndim aksidental”.