Publikohen çmimet e derivateve për 24 orë, bie pak çmimi i naftës

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin për çmimet e karburanteve për 24 orët e ardhshme në Kosovë.

Sipas njoftimit të MINT, vërehen disa ndryshime të vogla të çmimeve nga 24 orët e kaluara.

Çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73€, nga 1.75€ sa ishte dje.

Çmimi i benzinë është 1.67€ për litër, nga 1.69€ sa ishte dje.

Ndërkaq i njëjtë mbetet çmimi i gasit. Një litër gas shitet maksimalisht 0.78€.