Një nga lojtarët më të mirë në elitën e futbollit kosovar, Ermal Krasniqi ka kërkuar falje me anë të një postimi në rrjetet sociale pas rasteve të humbura ndaj Zalgiris.
Sulmuesi i krahut, nuk arriti të shënonte në portën e lituanëve duke shpërdoruar raste të mira shënimi, shkruan Gazeta OLLE.
Ballkani u eliminua me rezultat të përgjithshëm 2-1, duke garuar tashmë në Ligën e Konferencës.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Te dashur qytetar të Suharekës, tifozë te FC Ballkanit dhe ju futbolldashës të Kosovës.
Zhgënjimi nga mos suksesi nga rrethi i pare eliminues i Champions League kundër ekipit Zalgiris është shumë i madhe si nga ekipa ne tersi ashtu edhe ne aspektin personal.
Unë në veçanti duke i ditur pritshmeritë tuaja që keni pasur ndaj ekipit e ndaj meje duke u bazuar në një sezon qe posa mbaruam me suksese duke u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, ndjej përgjegjësi te konsiderueshme për këtë eliminim duke i marr për baze rastet qe më janë shfaqur gjate ndeshjes e që për fat të keq nuk arrita ti konkretizoja pavarësisht qe askush nuk do të donte më shumë se unë.
Udhëtimi ynë vazhdon në Evrope dhe ju premtoj që sukseset për ne nuk mbarojnë këtu, do të vazhdojmë më të uritur e më të motivuar që të përfundojmë këtë kampanje evropiane me sukses historik ne fund.