Në Suharekë po rregullohen rrugët lokale

Në Suharekë po rregullohen rrugët lokale

Në qytetin e Suharekës po vazhdon ndërtimi dhe rregullimi i rrugëve lokale, të cilat janë të rëndësishme për banorët e këtyre lagjeve të qytetit.

Për ta parë ecurinë e punimeve, në qytet, ka shkuar kryetari Muharremaj. Ai gjatë vizitës u shpreh:
“Zhivillimi i infrastrukturës rrugore do të mbetet prioritet edhe në qytetin e Suharekës, ku angazhimi ynë mbetet i përhershëm në zbatimin e shumë projekteve”.