Edhe në Sallagrazhdë, kryetari Muharrermaj ka takuar banorët e këtij fshati
Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka takuar banorët e fshatit Sallagrazhdë, me të cilët ka biseduar rreth investimeve të ardhshme në këtë fshat, rreth kërkesave të tyre që kanë, për rregullimin e infrastrukturës si dhe ka premtuar para tyre se të gjitha premtimet do të realizohen.
“Angazhimi im do të jet i vazhdueshëm, në gjetjen e mundësive për investime në të gjitha fshatrat e Komunës së Suharekës”, ka thënë kryetari Muharremaj.
Banorët e fshatit Sallagrazhdë, e kanë falënderuar kryetarin Muharremaj për vizitën në fshatin e tyre, e të cilët u shprehën të kënaqur me punën e tij.
Vizitat nëpër fshatra, të kryetarit Muharremaj do të vazhdojnë tutje…